A duhet të kem faqe interneti?
Jo. Turi ka lidhjen e vet dhe hapet online në çdo telefon ose kompjuter. E ndani në Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Google. Nëse keni faqe, e vendosim edhe aty me një rresht kodi.
A punon në telefon?
Po, në çdo telefon, pa aplikacion. Vizitori e lëviz turin me gisht ose duke e lëvizur telefonin.
Sa zgjat fotografimi?
Zakonisht një deri dy orë për hotel ose sallon. E caktojmë në orën që ju përshtatet, që të mos pengojmë askënd.
Çka përfshin fotografimi për Booking?
Një seancë të veçantë fotografimi profesional: deri në 8 lloje dhomash, me banjot dhe ballkonet. Fotot janë të përpunuara dhe gati për Booking.com, Expedia, faqen tuaj dhe Instagram. Çmimin e gjeni te Paketat.
Çka ndodh pas vitit të parë?
Turi mbetet online me hostim mujor dhe ju vazhdoni të merrni raportin e shikimeve. Çmimin e hostimit e gjeni te shtesat, te Paketat.
A mund ta shoh turin në Google Maps?
Po. E publikojmë turin në profilin e biznesit tuaj në Google Maps, si shtesë mbi paketën. Shihni Paketat.
Si e di nëse turi sjell klientë?
Çdo muaj ju dërgojmë raportin: sa njerëz e panë turin, sa e eksploruan, sa klikuan për rezervim dhe sa ju shkruan në WhatsApp.